Shtator 15, 2021 15:42 Europe/Tirane
  • Rriten tensionet politike mes Londrës dhe Pekinit

Ambasadorit të Republikës Popullore të Kinës në Britani të Madhe, Zheng Zenguang, i është bërë me dije se i është ndaluar qasja në parlamentin britanik derisa akoma janë në fuqi sanksionet.

Siç raporton BBC, ambasadori kinez të mërkurën është dashur të marrë pjesë në Dhomën e Ultë të parlamentit britanik. E ky vendim i Londrës mund të shkaktojë një grindje diplomatike mes Londrës dhe Pekinit.Ishte Daily Telegraph që për herë të parë raportoi, e ky incident po ndodh në kohën kur tensionet me dy qeverive janë duke u rritur. Në mars të këtij viti, Kina ka ndaluar udhëtimet dhe ka ngrirë pronat për pesë deputetë britanikë, që i akuzonte për përhapje të gënjeshtrave për Kinën. Kjo ishte si kundërpërgjigje ndaj vendimit të Britanisë së Madhe që të vendosë sanksione kundër zyrtarëve kinezë, për shkak të shkeljes së të drejtave të njeriut në Sindiang./ParsToday