Tetor 12, 2021 14:26 Europe/Tirane
  • Biseda telefonike e Putinit me Merkel dhe Macron mbi krizën në Ukrainë

Në një bisedë telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe presidentin francez Emmanuel Macron, presidenti rus Vladimir Putin diskutoi situatën në Ukrainën lindore.

Sipas Reuters, udhëheqësit e të tre vendeve ranë dakord mbi tensionet në Ukrainën lindore dhe përpjekjet për t'i zgjidhur ato brenda kuadrit të Normandisë. Grupi i Normandisë përbëhet nga Rusia, Ukraina, Franca dhe Gjermania, dhe udhëheqësit e këtyre vendeve janë takuar dhe biseduar disa herë për të zgjidhur çështjen e Ukrainës. Drejtuesit e Rusisë, Francës dhe Gjermanisë, duke pasur parasysh situatën komplekse në Ukrainën juglindore, kanë udhëzuar këshilltarët e tyre politikë dhe Ministrinë e Jashtme të të tre vendeve që të rrisin kontaktet dhe veprimet brenda kuadrit të Grupit të Normandisë. Ukraina ka qenë skenë e përplasjeve midis qeverisë dhe opozitës në rajonet lindore të Luhansk dhe Donetsk që nga prilli 2014 pas grushtit të shtetit të partive pro-perëndimore kundër qeverisë së atëhershme. Palët e përfshira (opozita dhe qeveria ukrainase) nënshkruan një marrëveshje armëpushimi në Minsk në shtator 2014 për zgjidhjen paqësore të konfliktit në rajon. Në shkurt 2015, përfaqësuesit e Grupit të Normandisë (Ukraina, Rusia, Franca dhe Gjermania) nënshkruan Marrëveshjen e re Minsk 2, e cila është shkelur vazhdimisht./ParsToday