Tetor 12, 2021 19:29 Europe/Tirane
  • Al-Mekdad: Siria do të luftojë kundër agresionit dhe terrorizmit

Ministri i punëve të jashtme të Sirisë deklaroi se qeveria e Damaskut me të gjitha forcat e veta do të luftojë kundër të gjitha format e pushtimit, agresionit dhe terrorizmit të Amerikës, Turqisë dhe regjimit sionist.

Kanali televiziv Al-Akhbarije njoftoi se Fejsal Al-Mekdad, ministri i punëve të jashtë të Sirisë, në mbledhjen e Organizatës së Vendeve të Painkuadruara (NAM) në Beograd, ka theksuar çlirimin dhe rimarrjen e territoreve të pushtuara të Sirisë dhe deklaroi se qeveria e Damaskut duke shfrytëzuar të drejtën e vet legjitime, do të vazhdojë luftën kundër terrorizmit.

Al-Mekdad gjatë fjalës së tij në takimin me rastin e 60 vjetorit të themelimit të organizatës NAM, ka thënë: “Vendet anëtare të kësaj lëvizje duhet të aktivizojnë marrëdhëniet e tyre historike dhe të marrin pjesë në rikthimin e balancimit në marrëdhëniet ndërkombëtare në mënyrë që të kemi një botë më të sigurt në të cilën do të sundojë paqja, drejtësia dhe bashkëpunimi dhe kjo botë të jetë një botë e bazuar në respektimin e sovranitetin e vendeve, pavarësisë dhe integritetit territorial duke u larguar nga agresioni dhe përdorimi i forcës. Disa vende po vazhdojnë ta bëjnë pretekst koalicionin e ashtuquajtur ndërkombëtar për luftë kundër ISIS me qëllim që të zbatojnë interesat dhe programet e tyre gjeopolitike në Siri dhe në të gjithë rajonin. Pushtuesit turq gjithashtu duke mbledhur terroristë nga anë e mbanë botës, po bëjnë përpjekje për shkatërrimin e Sirisë dhe për të ushtruar presion mbi të nëpërmjet terrorizmit të ujit dhe ndërprerjes së ujit në qendrën Aluk për të 28-tën herë me radhë duke reduktuar hyrjen e ujit të Eufratit në Siri i cili ushtron ndikim mbi jetën e miliona njerëzve. Ata po përdorin këtë politikë për realizimin e lakmive të tyre kolonialiste”./ParsToday