Tetor 13, 2021 13:12 Europe/Tirane
  • Një numër i stafit të ambasadës amerikane në Kolumbi infektohen me sindromën Havana

Vetëm disa ditë para vizitës së Sekretarit amerikan të Shtetit Anthony Blinken në Kolumbi, Fox News raportoi se një numër i stafit të ambasadës amerikane në Kolumbi kishin sindromën Havana.

Ambasada Amerikane në Kolumbi po shqyrton disa gjendje misterioze neurologjike të njohura si sindroma Havana para vizitës së Anthony Blinken, raportoi Fox Neës, duke cituar zyrtarë amerikanë. Sipas e-maileve personale nga Philip Goldberg, ambasadori amerikan në Kolumbi, Departamenti Amerikan i Shtetit ka premtuar se do ta ndjekë çështjen seriozisht dhe me ndjeshmëri për të përcaktuar se kush është prekur nga sëmundja. Që nga viti 2016, më shumë se 200 zyrtarë amerikanë në vende të ndryshme janë infektuar me këtë sëmundje. Kjo sindromë njihet si Havana sepse u vu re dhe u regjistrua për herë të parë në vitin 2016 në ambasadat amerikane dhe kanadeze në Havana, kryeqyteti i Kubës. Simptomat e sëmundjes së quajtur "Sindroma Havana" përfshijnë dhimbje koke dhe çoroditje për të cilat nuk ka ndonjë shkak të caktuar. Njerëzit me këtë sindromë gjithashtu mund të përjetojnë marramendje, lodhje dhe probleme me shikimin ose dëgjimin./ParsToday