Tetor 25, 2021 17:51 Europe/Tirane
  • Reagimi i mediave nga lancimi i rrjetit social

Disa media amerikane kanë reaguar në mënyrë të ndryshme ndaj lancimit të rrjetit social "Truth" nga ish-presidenti i Amerikës.

Kanali televiziv CNN njoftoi se Donald Trump ditën e mërkurë ka deklaruar se po lancon rrjetin e tij social me emrin "Truth" dhe në muajin e ardhshëm do të fillojë punën për përdoruesit mysafirë.

Ish-presidenti i Amerikës ka shtuar se rrjeti social "Truth" do të veprojë ngjashëm me rrjetin social Twitter.

Tani shtrohet pyetja se a duhet mediat ta marrin seriozisht rrjetin social "Truth"?

Philip Bamb, gazetar i gazetës "Washington Post" në përgjigje ndaj kësaj pyetje, ka deklaruar për kanalin televiziv CNN: "Nuk mund të mos e marrim seriozisht këtë rrjet social, për arsye se Donald Trump duke përdorur këtë rrjet social, do të vendosë kontakte të drejtpërdrejta me përkrahësit e vet. Pikërisht këto kontakte janë bërë shkak që Trump në vitin 2016 të vjen në pushtet dhe të bëhet president i Amerikës. Esencialisht ky rrjet social do t'i japë leje atij që të thotë se ju në këtë rrjet social nuk do të përballeni me censurë ashtu si në Facebook dhe Twitter. Ai do të thotë: "Kthimi i madhërisë së Amerikës gjithnjë varet nga kjo që njerëzit të flasin atë që dëshirojnë dhe të kthehen në atë kohë kur nuk ekzistonin kufijtë". Trump ka premtuar se një gjë të tillë do ta bëjë me rrjetin e tij social të ri".

Znj. Mara Shiakmpo, gazetare amerikane në lidhje me këtë, ka thënë: "Kjo që Trump të mund të ketë kontakte të drejtpërdrejta me përkrahësit e tij dhe askush të mos mund të luajë rolin e policit për atë, është shumë shumë e frikshme".

Oliver Darsy, raportues i lartë i mediave të Amerikës, gjithashtu në lidhje me këtë ka thënë: "Nëse ky rrejt social do të ketë sukses, me siguri se do të shikojmë një ndarje më të madhe në fushën e informimit. Këtë rrjet social do ta lancojë një person i cili nuk ka mundur të administrojë për një muaj as një veblog internetiv"./ParsToday