Nëntor 24, 2021 12:46 Europe/Tirane
  • Karantinë kombëtare në Austri

Austria u bë vendi i parë në Bashkimin Evropian që shpalli një mbyllje mbarëkombëtare për shkak të rritjes së sëmundjeve nga korona.

Sipas rrjetit televiziv britanik Al Jazeera, vdekshmëria mesatare ditore në Austri është trefishuar në javët e fundit. Qyteti i Salzburgut në Austri, është prekur rëndë nga epidemia e virusit korona dhe spitalet janë plot me të sëmurë me korona. Muajin e kaluar, kishte rreth 3,000 raste të të të infektuarve me korona në ditë në të gjithë Austrinë, por tani shifra është midis 14,000 dhe 16,000 në ditë. Sipas kufizimeve të reja, njerëzit mund të largohen nga shtëpitë e tyre vetëm për të blerë gjërat thelbësore, ushqim dhe për të shkuar tek ndonjë mjek ose për të kryer sporte.  Këto kufizime po zbatohen në një kohë kur tashmë po vihet më shumë theks në procesin e vaksinimit të individëve. Deri më tani vetëm 66% e austriakëve janë vaksinuar. Ky vend ka numrin më të madh të njerëzve të të pavaksinuarëve në Evropë.  Prandaj, qeveria do të zbatojë vaksinimin e detyrueshëm./ParsToday