Nëntor 24, 2021 17:18 Europe/Tirane
  • Rusia do të forcojë potencialin ushtarak përballë aktiviteteve të shtuara të NATO-s

Rusia deklaroi se duhet të zhvillojë më tej forcat e armatosura të vendit përballë "aktivitetit të shtuar të NATO-s", mes javëve të përshkallëzimit të tensioneve midis Moskës dhe Ukrainës.

"Situata e vështirë ushtarake dhe politike në botë dhe rritja e aktivitetit të vendeve të NATO-s pranë kufijve rusë kërkojnë zhvillim të mëtejshëm cilësor të forcave të armatosura," tha ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu në fjalimin televiziv të mërkurën. Shoigu tha se ndër prioritetet e forcave të armatosura të vendit janë "rritja e efektivitetit të tyre, ruajtja e gatishmërisë luftarake të forcave bërthamore dhe forcimi i potencialit të forcave parandaluese jobërthamore". Ministri rus  i Mbrojtjes tha se ushtria kishte vërejtur një rritje të konsiderueshme të aktivitetit nga bombarduesit strategjikë amerikanë, të cilët ai tha se kishin kryer 30 fluturime afër Rusisë këtë muaj. Sipas tij, bombarduesit strategjikë amerikanë "praktikuan mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore kundër Rusisë pothuajse njëkohësisht nga drejtimet perëndimore dhe lindore". Rusia akuzon gjithashtu Shtetet e Bashkuara, NATO-n dhe Ukrainën për sjellje provokuese dhe të papërgjegjshme, në mes të përforcimeve ushtarake të Kievit pranë kufirit me Rusinë./ParsToday