Nëntor 25, 2021 07:36 Europe/Tirane
  • CIA paralajmëron Rusinë për pasojat e mundshme të sindromës Havana

Kreu i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane (CIA) ka paralajmëruar Rusinë për pasojat e mundshme të lidhjes së Moskës me sindromën Havana e cila është shfaqur shumë në mesin e diplomatëve dhe stafit të ambasadave amerikane.

Sipas Washington Times, “William Burns” ka paralajmëruar zyrtarët rusë se dëmtimi i diplomatëve amerikanë dhe familjarëve të tyre nuk është normale. Washington Times pretendoi: "Ky paralajmërim nuk do të thotë se Uashingtoni akuzon Moskën për aktivitete të tilla keqdashëse, por fakti që Burns dha një mesazh të tillë tregon se CIA është e shqetësuar për përfshirjen e mundshme të Kremlinit".  Rusia ka mohuar vazhdimisht çdo rol në ngjarjen e sindromës Havana.  Sindroma e Havanës u raportua për herë të parë në vitin 2016 midis diplomatëve amerikanë me bazë në Kubë.  Pas disa vitesh hetimesh, qeveria amerikane nuk e ka identifikuar ende publikisht shkakun apo burimin e kësaj sëmundjeje dhe nëse ajo ishte një sulm apo jo.  Por zyrtarë të lartë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Mbrojtjes dhe të CIA-s kanë detyruar stafin e tyre që të raportojë dëmtimet e mundshme të trurit dhe në disa raste kanë shkarkuar zyrtarë të lartë që i kanë injoruar këto urdhra. Studiuesit amerikanë aktualisht po hetojnë qindra raste të sindromës së Havanës. Më herët, kreu i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) konfirmoi se rreth 100 oficerë të CIA-s dhe anëtarë të familjes së tyre kishin sindromën e Havanës.  Sipas Reuters, Burns tha se rreth 100 oficerë të CIA-s dhe anëtarë të familjes janë në mesin e 200 zyrtarëve dhe bashkëpunëtorëve amerikanë që kanë sindromën Havana. Biden ka thënë se ai ka rritur përpjekjet e tij për të përcaktuar shkakun dhe përgjegjësinë e sindromës.  Paaftësia e Uashingtonit për të zgjidhur misterin e sindromës së Havanës, që ka pllakosur qindra zyrtarë amerikanë dhe ka çuar në largimin e tyre nga Departamenti i Shtetit.  Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken ka emëruar Jonathan Moore si koordinatorin e ri të Departamentit të Shtetit për kërkimin mbi sëmundjen./ParsToday