Dhjetor 04, 2021 11:38 Europe/Tirane
  • Telefoni celular i stafit të Departamentit Amerikan të Shtetit është hakuar nga spyware i Pegasus

Telefonat celularë e të paktën nëntë punonjësve të Departamentit të Shtetit të SHBA-së u hakeruan duke përdorur programin spyware të Pegasus.

Lajmin e bëri të ditur agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar 4 burime të informuara amerikane. Hakerimi i celularëve, të cilët janë bërë nga kompania amerikane “Apple”, ka ndodhur muajt e fundit dhe ka të bëjë me zyrtarë amerikanë, të cilët ose janë me bazë në Ugandë ose fokusohen në çështje që lidhen me këtë vend afrikan. Ky është rasti më i madh i hakerimit të telefonave të zyrtarëve amerikanë duke përdorur softuerin spiun “Pegasus” të regjimit sionist që është zbuluar deri më tani. Departamenti i Shtetit nuk ka komentuar ende për sulmin hakerues dhe një zëdhënës i Apple Corps nuk ka pranuar të komentojë. Sipas një hetimi gjithëpërfshirës nga më shumë se 17 organizata mediatike, softueri spiun i quajtur Pegasus, i prodhuar nga kompania izraelite NSO, është përdorur për të spiunuar telefonat celularë të qindra gazetarëve, aktivistëve politikë dhe socialë, si dhe politikanëve në mbarë botën. Spyware sionist "Pegasus" është shitur në disa vende, duke përfshirë Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe./ParsToday