Dhjetor 23, 2021 14:21 Europe/Tirane
  • Omicron për më pak se tre javë bëhet varianti dominues në Amerikë

Sopas statistikave më të fundit të Johns Hupkings, me përshpejtimin e përhapjes së variantit të ri Omicron të virusit Korona, në 24 orët e kaluara në Amerikë janë regjistruar 148.044 persona të infektuar me virusin Korona dhe mbi 1300 persona kanë humbur jetën.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se në kohën kur ka vetëm tre javë prej kur është identifikuar rasti i parë i infektuar me variantin e ri Omicron të virusit Korona në Amerikë, tani ekzistenca e këtij varianti është konfirmuar në 50 shtetet e Amerikës dhe si një variant dominues ka kaluar variantin Delta. 

Në prag të festave të fundvitit, epidemiologu i lartë amerikan, Anthony Fauci, ka paralajmëruar se grumbullimi i më shumë se 40 personave nuk konsiderohet i sigurt as për personat që janë vaksinuar, madje edhe as për ata që kanë marrë dozën përforcuese.

“Ka shumë festa me 30, 40, 50 veta, ku asnjëri nuk e di historinë e vaksinimit të të gjithëve”, u tha Fauci gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Rastet në Shtetet e Bashkuara u rritën me 25% krahasuar me javën e kaluar, duke arritur në 149,300 mesatarisht në ditë, tha drejtori i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) Rosell Wallenski.

Vlerësohet se 73% e rasteve në të gjithë vendin janë për shkak të Omicron.

Kjo përqindje madje arrin në 90% në disa zona, si në Shtetet e Atlantikut, pjesë të Midwest, Paqësorin Jugor dhe Verior.

“Kjo rritje në raportin e Omicron është ajo që ne prisnim dhe po përgatiteshim,” tha Waleski./ParsToday