Janar 12, 2022 10:43 Europe/Tirane
  • Lideri i Koresë Veriore thekson rritjen e kapacitetit ushtarak të vendit të tij

Lideri i Koresë Veriore ka theksuar rritjen e kapacitetit ushtarak të këtij vendi.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se mediat shtetërore të Koresë Veriore të mërkurën deklaruar se Kim Jung Un, lideri i Koresë Veriore, për herë të parë në dy vitet e kaluara është paraqitur në një ceremoni për vëzhgimin e testimit të një raketa supersonike.

Lideri i Koresë Veriore pasi ka vëzhguar testimit e raketës së re, ka theksuar nevojën e forcimit të kapacitetit ushtarak strategjik të këtij vendi. Kjo është hera parë që nga marsi i vitit 2020, që lideri i Koresë Veriore merr pjesë në mënyrë zyrtare në testimet raketore. Media shtetërore e Koresë Veriore të mërkurën në orët e para të mëngjesit, raportoi se në testimin raketor më të fundit të kryer nga ky vend, është lëshuar një raketë supersonike e cila është testuar me sukses dhe ka goditur me precizitet një objektivë në largësi prej 1000 kilometra.

Ky është testimi i dytë i armëve të Koresë Veriore që bëhet gjatë këtij viti. Testimi i mëparshëm raketor është zhvilluar më 5 janar. Sipas raportit të Gardës Bregdetare të Japonisë, Koreja Veriore kishte testuar një raketë balistike të vogël me rreze veprimi 500 kilometër./ParsToday