Janar 12, 2022 15:44 Europe/Tirane
  • Përleshjet vdekjeprurëse shpërthejnë sërish në kufirin Armeni-Azerbajxhan

Ministria e Mbrojtjes e Armenisë tha se numri i ushtarëve të saj të vrarë në përleshjet kufitare me Azerbajxhanin u rrit në tre në incidentin e fundit të përleshjeve pas luftës së vitit 2020.

Në një deklaratë të lëshuar të mërkurën, ministria tha se trupi i një ushtaraku armen u zbulua me plagë vdekjeprurëse me armë zjarri në afërsi të zonës ku kishin shpërthyer "përleshjet intensive" një ditë më parë. Azerbajxhani dhe Armenia raportuan të martën për përleshje në kufirin e tyre të paqëndrueshëm, ku një ushtar azerbajxhanas dhe dy trupa armene u vranë. Dy ushtarë azerbajxhanas gjithashtu u plagosën. Fqinjët akuzuan njëri-tjetrin për rifillimin e luftimeve. Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit tha se forcat e saj "shtypën" armikun pas incidentit në zonën e Kalbaxhar në kufi. Armenia denoncoi ato që i përshkroi si “veprime provokuese të ushtrisë azere”. Distrikti Kalbaxhar ishte një nga disa zona të Armenisë që iu dhanë Azerbajxhanit si pjesë e një marrëveshjeje armëpushimi të ndërmjetësuar nga Moska. Jerevani më herët tha se Azerbajxhani kishte vendosur dronë dhe artileri kundër trupave të tij në një rajon në kufirin e tij lindor, një pretendim që Baku e mohoi./ParsToday