Janar 13, 2022 10:56 Europe/Tirane
  • Shtëpia e Bardhë: Largimi i Trump nga marrëveshja bërthamore ishte një gabim i madh

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë fajësojnë tërheqjen e Trump nga marrëveshja bërthamore me Iranin për shkak të perspektivave të paqarta.

Faqja e internetit Politico në një raport shkruan: Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë kanë dënuar masën e njëanshme të ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për t'u larguar nga marrëveshja për programin bërthamor të Iranit për një të ardhme të paqartë dhe qëllime të pacaktuara. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki kritikoi vendimin e Trump për t'u tërhequr "pa qëllim" nga marrëveshja bërthamore, duke thënë: Kjo u bë pavarësisht se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen. Ajo fajësoi Trumpin për problemet me marrëveshjen bërthamore dhe çështjet rajonale me Iranin.“Trump u tërhoq nga marrëveshja me Iranin pa menduar se çfarë do të ndodhte më pas dhe si rezultat, programi bërthamor i Iranit nuk është më nën kontroll”. Ish-presidenti amerikan Donald Trump, pas tërheqjes së njëanshme nga marrëveshja bërthamore në vitin 2018, vendosi sanksione të reja ndaj Iranit në përputhje me të ashtuquajturën politikë të presionit maksimal, përveç rivendosjes së sanksioneve të pezulluara sipas marrëveshjes. Administrata e re amerikane, e udhëhequr nga Joe Biden, ka pranuar dështimin e politikës së presionit maksimal dhe thotë se synon ta kthejë Uashingtonin në marëvehsjen bërthamore, por deri më tani ka hezituar të ndërmarrë ndonjë veprim konkret./ParsToday