Janar 14, 2022 11:53 Europe/Tirane
  • Mësuesit grevë në Francë

Mësuesit francezë të enjten hynë në një grevë mbarëkombëtare në shenjë proteste ndaj trajtimit të epidemisë së Korona nga qeveria.

Sipas IRNA, mësuesit francezë duan më shumë shpjegime mbi ligjin koronar dhe më shumë mbrojtje, të tilla si futja e maskave dhe testeve shtesë në shkolla për të ndihmuar në uljen e stresit. Mësuesit francezë besojnë se politikat dhe strategjitë e qeverisë për të mbrojtur studentët dhe pedagogët nga virusi Corona deri më tani kanë qenë të paefektshme dhe të dështuara. Qeveria franceze përpara Krishtlindjeve njoftoi dhe miratoi ligje të reja në shkolla për të luftuar koronavirusin, por deri më tani ka ndryshuar dy herë rregullat, pas kritikave të shumta nga prindërit, mësuesit dhe stafi i shkollës.  Përhapja e shpejtë e Omicron tani po i vendos shumë shkolla në një udhëkryq mes edukimit prezent dhe atij virtual./ParsToday