Gjermania thekson ruajtjen e marrëveshjes bërthamore
Ministrja e punëve të jashtme të Gjermanisë ka theksuar nevojën për përparimin e negociatave të Vjenës për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore.
Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se Annalena Baerbock, ministrja e punëve të jashtme të Gjermanisë, ditën e kaluar (të martën) pas takimit me Sergei Lavrov, ministrin e punëve të jashtme të Rusisë, ka deklaruar se ekziston nevoja për përparim në negociatat e Vjenës për heqjen e sanksioneve të njëanshme dhe të paligjshme ndaj Iranit.
Annalena Baerbock ka thënë: "Ne kemi nevojë për progres në negociata, për arsye se ka mbetur kohë shumë e shkurt për ta shpëtuar marrëveshjen bërthamore".
Këto deklarata të Annalena Baerbock bëhen në kohën kur gazeta amerikane "Wall Street Journal" ditën e hënë në një raport të saj ka pretenduar: "Në negociatat për heqjen e sanksioneve në Vjenë, është shënuar progres në disa detaje të rëndësishme, duke përfshirë mënyrën e heqjes së sanksioneve dhe mënyrën e kthimit të Iranit në zbatimin e zotimeve atomike si dhe në mënyrë e zbatimit të marrëveshjes"./ParsToday