Janar 22, 2022 20:23 Europe/Tirane
  • Kina e quan SHBA-në si

Kina ka paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara janë kërcënimi më i madh për stabilitetin global, duke thënë se Uashingtoni duhet të bëjë hapin e parë në tkurrjen e armëve të tij bërthamore.

Në një deklaratë të përbashkët më 20 janar, SHBA dhe Japonia shprehën shqetësimin për atë që ata e quajtën "rritja e vazhdueshme e aftësive bërthamore" të Kinës dhe i kërkuan Pekinit "të kontribuojë në marrëveshjet që reduktojnë rreziqet bërthamore, rrisin transparencën dhe avancojnë çarmatimin bërthamor". Pekini kritikoi Uashingtonin dhe Tokion për alarmin e rremë, me zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme kineze Zhao Lijian i cili paralajmëroi se SHBA-të janë kërcënimi më i madh për sigurinë dhe stabilitetin global me arsenalin më të madh të armëve bërthamore në botë. “Siç e dimë të gjithë, janë SHBA-të që janë kërcënimi më i madh për stabilitetin global me rezervat bërthamore më të mëdha dhe më të avancuara në botë”, tha Zhao. Shtetet e Bashkuara, shtoi ai, kanë vendosur sisteme të mbrojtjes raketore në mbarë botën. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze shtoi: “Pavarësisht se zotëron arsenalin bërthamor më të madh dhe më të avancuar në botë, SHBA-ja ende po investon triliona dollarë për të përmirësuar ‘arsenalin e saj bërthamore’, duke zhvilluar armë bërthamore me rendiment të ulët dhe duke ulur pragun për përdorimin e armëve bërthamore. Ai tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara duhet të "shikojnë veten e tyre" përpara se të kritikojnë Kinën dhe të reduktojnë stoqet e tyre bërthamore për të dhënë shembull për vendet e tjera./ParsToday