Luftanija spanjolle dërgohet në Detin e Zi
Ndërsa tensionet në kufijtë e Ukrainës u përshkallëzuan, një luftanije spanjolle me rreth 200 persona në bord u nis drejt Detit të Zi për të forcuar praninë e NATO-s në rajon.
Sipas faqes së internetit të Daily Sabah, luftanija ishte parashikuar t’i bashkohej misionit të NATO-s pas tre javësh, por për shkak të përshkallëzimit të krizës mes Rusisë, Ukrainës dhe aleatëve të saj, ajo u largua më herët se sa ishte planifikuar. Luftanija spanjolle do t'i bashkohet Grupit të Gjashtë Detar të NATO-s (SNMG2), i cili aktualisht përfshin anije turke dhe italiane. Roli i grupit është të forcojë aftësinë operacionale të reagimit të shpejtë të NATO-s. Së fundmi, ministri spanjoll i Mbrojtjes njoftoi: Spanja është një anëtare e përkushtuar e NATO-s, por shpreson për një zgjidhje diplomatike të krizës aktuale. Megjithatë, veprimet e fundit të Madridit në mbështetje të NATO-s dhe vendosjen e pajisjeve ushtarake kanë hasur në kundërshtimin e fortë të opozitës. Mediat ruse raportuan të shtunën se ngarkesa e parë e pajisjeve ushtarake dhe armëve amerikane kishte mbërritur në kryeqytetin ukrainas, Kiev. Të premten, Estonia, Letonia dhe Lituania në një deklaratë të përbashkët njoftuan se ishin gati të dërgonin raketa antitank dhe kundërajror në Ukrainë nëse Shtetet e Bashkuara bien dakord. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova të enjten tha se Rusia ishte e shqetësuar për veprimet provokuese në Ukrainën lindore që bëhen me mbështetjen e vendeve perëndimore./parstoday/