Janar 25, 2022 07:46 Europe/Tirane
  • Protestuesit shkatërrojnë zyrën e BE-së në Bruksel

Burimet e lajmeve raportuan të dielën se protestuesit kundër kufizimeve të koronës kanë sulmuar selinë e BE-së në Bruksel dhe i vunë zjarrin flamurit të BE-së.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, demonstrata kundër Korona u zhvillua në kryeqytetin belg, gjatë së cilës policia u përlesh me protestuesit. Protestuesit sulmuan hyrjen e selisë diplomatike të Bashkimit Evropian dhe hodhën gurë në drejtim të selisë. Protestuesit gjithashtu i vunë flakën një flamuri të BE-së. Pas incidentit, shefi i politikës së jashtme të BE-së, Joseph Borrell, doli me një postim në Twitter, duke dënuar shkatërrimin dhe dhunën gjatë protestave të së dielës. Ditët e fundit, njerëzit në Holandë dhe Gjermani kanë dalë në rrugë për të protestuar kundër kufizimeve të qeverisë për koronën, duke çuar në përleshje me policinë. Numri i personave të infektuar me koronavirus në vendet evropiane është rritur. Gjermania, Austria, Holanda dhe Franca po përballen tani me një valë të re shpërthimesh të koronavirusit./parstoday/