Amerika dhe Britania i shesin armë të vjetruara Ukrainës
Mediat e Rusisë kanë zbuluar se armët dhe pajisjet ushtarake të cilat i kanë shitur Amerika dhe Britania Ukrainës janë shumë të vjetruara.
Kanali televiziv Russia 24 njoftoi se Valery Gonatenko, deputet në Parlamentin e Ukrainës, ka deklaruar: “Ukraina ka dërguar në Ukrainë armatimet e saj shumë të vjetruara. Në përgjithësi armatimet dhe pajisjet ushtarake të cilat janë dërguar deri më tani në Ukrainë, i përkasin prodhimit të viteve 1980-ta”.
Vlen të theksohet se deri më tani, Amerika ka dërguar 3 ngarkesa me armatime dhe pajisje ushtarake me anë të avionëve transportues ushtarak në Ukrainë që në përgjithësi bëjnë 250 tonelata armatime. Gjithashtu, edhe Britania ka shfrytëzuar rastin e krijuar për shkak të intensifikimit të tensioneve në lidhje me Ukrainën dhe gjatë ditëve të fundit ka dërguar disa avionë transportues ushtarakë në aeroportin e Kievit në Ukrainë të cilët kanë dërguar armatime të ndryshme atje./ParsToday