Familjet e diplomatëve amerikanë po largohet nga Bjellorusia
Departamenti Amerikan i Shtetit vendosi kufizime për praninë e qytetarëve të saj në Bjellorusi me pretekstin e kushteve në kufirin Bjellorusi-Ukrainë.
Sipas Sputnik, Departamenti Amerikan i Shtetit u bëri thirrje qytetarëve të tij që të përmbahen nga udhëtimi në Bjellorusi. Në të njëjtën kohë, familjeve të diplomatëve amerikanë me bazë në Bjellorusi iu kërkua që të largoheshin nga vendi. Departamenti i Shtetit ka përmendur rrezikshmërinë që u kanoset qytetarëve amerikanë për shkak të aktivitetit ushtarak rus përgjatë kufirit Bjellorusi-Ukrainë dhe paparashikueshmërisë së situatës aktuale, të cilat janë shqetësime kryesore. Gjithashtu pretendohet se për shkak të kufizimeve të qeverisë së Minskut ndaj stafit të ambasadës amerikane, ambasada ka vështirësi në ofrimin e shërbimeve emergjente për qytetarët amerikanë, ndërkohë që këto shqetësime i shton mundësia e një konflikti ushtarak në kufirin e Ukrainës. Shtetet e Bashkuara kanë thënë se Rusia synon të pushtojë Ukrainën, ndërsa Moska i ka mohuar akuzat, duke thënë se ka shqetësime sigurie që duhen marrë seriozisht./parstoday/