FMN: 100 vende të botës mendojnë për krijimin e valutave dixhitale zyrtare
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka raportuar se rreth 100 vende anë e mbanë botës janë duke shqyrtuar mundësinë e krijimit të valutave dixhitale zyrtare nën mbikëqyrjen e bankave qendrore dhe ndryshe nga valutat dixhitale të zakonshme.
Agjencia e lajmeve EFE e Spanjës njoftoi se dallimi kryesor i valutave dixhitale të bankave qendrore (CBDC) dhe i valutave të koduara të preferuara si Bitcoin, është ky që valutat zyrtare do të kenë një prodhues të caktuar që është Banka Qendrore e çdo vendi e cila ka nën kontroll tregun monetar ashtu sikur valutat prej letre.
Megjithëkëtë sipas FMN-së, fama për çdo ditë e më e madhe e valutave dixhitale gjatë viteve të fundit, shumë vende i ka shtyrë që të krijojnë këto valuta ose të fillojnë hartimin e programeve për organizimin dhe sistemimin e valutave dixhitale zyrtare dhe aktualisht Bahamas, Uruguai, Suedia, Kina, Kanadaja dhe disa vende të rajonit të Karaibeve janë duke menduar me seriozitet rreth valutave dixhitale zyrtare.
Sipas këtij burimi, përkundër parasë të cilën përdoruesi e konsideron virtuale (siç është investimi në bankat qendrore), valutat dixhitale zyrtare ashtu sikur valutat prej letre, do të prodhohen dhe lëshohen në mënyrë të drejtpërdrejtë nga bankat qendrore, në atë mënyrë që çdo qytetar mund të ketë një kuletë të parave pa qenë në lidhje me kurrfarë institucioni monetar-tregtar.
Përveç kësaj, ky lloj i valutave është i ngjashëm me valutat e tjera dixhitale të koduara, si dhe do t'i japë mundësi të krijohen lloje të ndryshme të transaksioneve të menjëhershme./parstoday/