Shkurt 22, 2022 17:57 Europe/Tirane
  • Presidenti ukrainas: Kufijtë tanë do të mbeten ashtu siç janë

Pas njohjes së rajonit separatist të Donbasit nga presidenti rus Vladimir Putin, kreu i shtetit ukrainas, Volodimir Zelenski ka deklaruar se kufijtë e Ukrainës do të mbeten ashtu siç janë pavarësisht dekreteve të miratuara nga Rusia.

Zelenski tha se Putin ka shkelur sovranitetin e territorit ukrainas dhe se është në pritje të mbështetjes së ndërkombëtarëve.

Perëndimorët kanë reaguar me shqetësim për njohjen e Luhanskut dhe Donjeckut si entitete të pavarura nga Ukraina dhe kanë paralajmëruar sanksione kundër Rusisë.

Dy republikat e vetëshpallura popullore kontrollohen nga separatistët e mbështetur nga Moska dhe luftojnë kundër forcave ukrainase që nga 2014.

Kjo mund të jetë hera e parë që ushtria ruse hyn në zonat e kontrolluara nga rebelët pro-rusë.

Qytetarët e zonave rebele nuk kanë humbur kohë. Ata dolën të festojnë në rrugë për çlirimin nga Ukraina. Tani forcat ruse mund të hyjnë për t'i mbrojtur ata.

Donetsku dhe Luhansku zënë përafërsisht 13% të sipërfaqes së Ukrainës./ParsToday