Shkurt 24, 2022 08:31 Europe/Tirane
  • Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s dënon operacionin ushtarak rus në Ukrainë

Jens Stoltenberg, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), dënoi veprimin ushtarak "të pamatur dhe të paarsyeshëm" të Rusisë në Ukrainë.

Sipas një raporti të IRNA nga AFP të enjten, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s duke dënuar atë që ai e quajti "sulmin e pamatur dhe të paarsyeshëm" të Rusisë ndaj Ukrainës paralajmëroi: Ky sulm rrezikon jetën e njerëzve të panumërt dhe unë e dënoj ashpër atë. Ai gjithashtu tha: Që kur Rusia njohu pavarësinë e separatistëve në Ukrainën lindore, ajo nuk ka reshtur së planifikuari një sulm në shkallë të plotë ndaj Ukrainës. Presidenti amerikan Joe Biden ka reaguar ndaj operacionit special ushtarak të Rusisë në Ukrainë. “Ne do të vendosim sanksione të ashpra ndaj Moskës”, tha Biden. Presidenti i Shteteve të Bashkuara deklaroi: Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin Ukrainën. Aleatët e SHBA do të ndërmarrin gjithashtu veprime kundër Rusisë. Pa dyshim, ashtu si Shtetet e Bashkuara, ata do të vendosin sanksione të ashpra ndaj Rusisë dhe zyrtarëve të saj. Në një fjalim në televizionin kombëtar të enjten në mëngjes, Putin njoftoi aksionin ushtarak në Donbas dhe u bëri thirrje forcave ukrainase që të lënë armët dhe të shkojnë në shtëpi./parstoday/