Shkurt 24, 2022 08:33 Europe/Tirane
  • Franca u kërkon qytetarëve të saj që të largohen menjëherë nga Ukraina

Qeveria franceze u ka kërkuar të gjithë qytetarëve të saj në Ukrainë që të largohen nga vendi menjëherë dhe pa asnjë vonesë.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Ministria e Jashtme franceze në një deklaratë të enjten në mëngjes njoftoi: “Përballë tensioneve serioze lidhur me njohjen nga Rusia të dy rajoneve të shkëputura dhe vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme nga Ukraina, qytetarët francezë që ndodhen në Ukrainë duhet të largohen nga vendi pa vonesë”. Ishte të hënën në mbrëmje kur presidenti rus me një deklaratë njohu ndarjen e rajoneve Donetsk dhe Luhansk nga Ukraina. Putin më pas urdhëroi ushtrinë ruse të hynte në rajonet Donetsk dhe Luhansk të Ukrainës lindore për paqe. Të mërkurën, që përkon me vendimin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Ukrainës për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme kombëtare në të gjithë vendin, parlamenti ukrainas miratoi një projektligj që lejon qytetarët e Ukrainës të mbajnë armë zjarri. Bashkimi Evropian (BE) ka publikuar një listë të re sanksionimi të individëve dhe subjekteve ruse që përfshin ministrin rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe zëdhënësen e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova./parstoday/