Shkurt 25, 2022 07:14 Europe/Tirane
  • 137 të vrarë në ditën e parë të luftës në Ukrainë

Presidenti ukrainas Vladimir Zelinsky ka njoftuar se 137 persona janë vrarë që nga dita e parë e luftës

Sipas AFP, Zelensky të premten në mëngjes tha se 137 ukrainas ishin vrarë dhe 306 u plagosën në 24 orët e fundit që kur Rusia nisi një ofensivë në shkallë të gjerë në Ukrainë. Ai vazhdoi: “Ukraina ka mbetur vetëm përballë Rusisë”. Zelensky gjithashtu njoftoi një mobilizim të përgjithshëm të premten për t'u përballur me forcat ruse në vend.  Ministria e Jashtme e Rusisë në një deklaratë të enjten tha se operacioni i saj në Ukrainë ishte parandalim i një lufte globale. Më herët presidenti rus kishte theksuar se qeveria ukrainase do të jetë përgjegjëse për çdo gjakderdhje të mundshme. Udhëheqësit e republikave Donetsk dhe Luhansk i kanë kërkuar Rusisë ndihmë ushtarake për të përballuar "pushtimin" e Ukrainës, tha Putin. Donbass në Ukrainën lindore përbëhet nga rajonet Donetsk dhe Luhansk, si dhe disa zona të tjera të populluara nga rusë dhe të dy provincat shpallën në mënyrë të njëanshme pavarësinë nga Kievi në vitin 2014 pas një ndryshimi të qeverisë në Ukrainë./ParsToday