Shkurt 25, 2022 19:17 Europe/Tirane
  • Kremlini: Putin gati të dërgojë delegacion për bisedime me Ukrainën

Presidenti rus Vladimir Putin është i gatshëm të dërgojë një delegacion të nivelit të lartë për bisedime me Ukrainën në kryeqytetin e Bjellorusisë, Minsk, njoftoi Kremlini, ndërsa fushata ushtarake ruse në Ukrainë hyri në ditën e dytë.

Të premten, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Putini ishte i gatshëm të "dërgonte një delegacion në nivel të përfaqësuesve të Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Jashtme dhe Administratës Presidenciale në Minsk për negociata me delegacionin ukrainas". Minsku ka pritur negociatat e mëparshme të paqes mbi krizën ukrainase. Deklarata e Peskov erdhi pasi më herët të premten Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky në një video-mesazh bëri thirrje për bisedime të drejtpërdrejta me Putinin. Gjithashtu, Ministria e Jashtme e Kinës tha se Putin i kishte thënë homologut të tij kinez, Xi Jinping, gjatë një telefonate të premten se vendi i tij ishte i gatshëm të "kryejë negociata të nivelit të lartë" me Ukrainën. Ministria citoi gjithashtu liderin rus të thoshte se Shtetet e Bashkuara dhe NATO prej kohësh kishin mbyllur sytë ndaj shqetësimeve legjitime të sigurisë së Rusisë duke sfiduar vijat e kuqe të Rusisë./ParsToday