Tetë shtete anëtare të BE mbështesin anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian
Tetë shtete anëtare të BE kanë deklaruar mbështetjen e tyre për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian.
Pas Polonisë edhe Hungaria është shprehur pozitive për kërkesën e presidentit, Volodymyr Zelensky, që Ukraina të anëtarësohet urgjentisht në familjen e Bashkimit Europian.
“Hungaria mbështet iniciativën e tetë liderëve të Bashkimit Evropian për të nisur bisedimet e pranimit të Ukrainës në BE”, tha mëngjesin e sotëm ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto.
“Hungaria e mbështet këtë iniciativë dhe ne i bëjmë thirrje Brukselit që ta vendosë këtë çështje në rendin e ditës”, tha Sigiarto, duke iu referuar propozimit të presidentëve të tre shteteve baltike, Polonisë, Republikës Çeke, Sllovakisë, Bullgarisë dhe Sllovenisë.
Presidentët e tetë vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore u kanë bërë thirrje vendeve anëtare të BE-së që t’i japin Ukrainës statusin e kandidatit menjëherë dhe të hapin bisedimet e pranimit, sipas një letre të hapur të lëshuar të hënën.
“Populli hungarez nuk e deshi këtë luftë, hungarezët duan paqen dhe ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar që paqja të rivendoset sa më shpejt të jetë e mundur,” tha Sigiarto, duke bërë thirrje për bisedime midis Rusisë dhe Ukrainës për të zgjidhur mosmarrëveshjen.
Menjëherë pas kësaj Parlamenti Evropian do të miratojë një rezolutë të martën duke u bërë thirrje institucioneve të BE-së të punojnë drejt dhënies së statusit të kandidatit në BE për Ukrainën dhe ndërkohë të vazhdojnë të punojnë drejt integrimit në tregun e përbashkët të BE-së, shkruan Daniel Boffey i Guardian./ParsToday