Organizata e Kombeve të Bashkuara kërkon ndihma humanitare për refugjatët ukrainas
Komisioneri i lartë i OKB për çështje të refugjatëve duke vë në dukje shpërnguljen e mbi një milion qytetarë ukrainas nga vendbanimet e tyre, ka kërkuar ndihma humanitare për të ndihmuar refugjatët e luftës.
Kanali televiziv CNN njoftoi se Filippo Grandi, shefi i agjencisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Refugjatë, me anë të një mesazhi në Twitter, ka thënë se brenda vetëm shtatë ditëve mbi një milion njerëz janë larguar nga Ukraina për shkak të luftës dhe janë strehuar në vendet fqinjë.
Sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët më shumë se 1 milion persona janë larguar nga Ukraina për shkak të agresionit rus, shkruan The Guardian.
Kreu i kreu i agjencisë së Kombeve të Bashkuara për refugjatët, Filippo Grandi tha:
“Në vetëm shtatë ditë ne kemi qenë dëshmitarë të eksodit të një milion refugjatësh nga Ukraina në vendet fqinje.
Ka ardhur koha që lufta të marrë fund”, tha ai.
Sipas OKB-së ky është eksodi më i shpejtë i refugjatëve gjatë këtij shekulli./parstoday/