Kievi pretendon se ka vrarë 9000 ushtarë rusë
Njëkohësisht me publikimin e raporteve se forcat ruse kanë marrë nën kontroll të plotë qytetin Khersen të Ukrainës, presidenti ukrainas ka pretenduar se forcat e tij kanë vrarë 9000 ushtarë rus.
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës ka bërë bilancin e humbjeve që i kanë shkaktuar armikut rus. Deri më tani sipas përditësimit kanë vrarë 9000 ushtarë.
Në ditën e tetë të luftës forcat ruse kanë marrë kontrollin e qytetit Kherson në jug të vendit. Është qyteti i parë i madh ukrainas që merret nga Rusia prej fillimit të luftës. Një autokolonë me mjete ushtarake ruse është parë pranë Kievit, sipas një zyrtari amerikan të mbrojtjes. Bombardime janë regjistruar sërish në Kharkiv. Edhe qyteti port Mariupol në jug është bombarduar, dyshohet se kanë humbur jetën shumë civilë. Megjithatë, ushtria e Ukrainës pretendon se qyteti mbetet ende në duart e tyre. Për herë të parë Moska pranon humbje të mëdha nga lufta me Ukrainën. Kremlini thotë se 498 ushtarë janë vrarë dhe 1597 të tjerë janë plagosur. Ndërsa Presidenti ukrainas Zelensky pretendon se ky numër është shumë më i madh, rreth 9000 rusë të vrarë në një javë. Sakaq sot pritet takimi i dytë i delegacioneve ruse dhe ukrainase.
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka raportuar se të paktën 227 civilë janë vrarë dhe 525 të tjerë janë plagosur në Ukrainë që kur Rusia pushtoi vendin një javë më parë, shkruan skynews.
Megjithatë, zyrtarët mendojnë se numri i viktimave është më i vogël se sa është raportuar. Ndërkohë Ukraina ka deklaruar se janë vrarë rreth 2 mijë civilë./parstoday/