Mbi 1.3 milionë njerëz të shpërngulur nga konflikti në Ukrainë
Organizata e Kombeve të bashkuara ka konfirmuar se 1.3 milionë ukrainas janë larguar nga shtëpitë e tyre që prej fillimit të luftës Rusi-Ukrainë.
Qindra mijëra ukrainas i janë drejtuar Polonisë, ndërsa të tjerë kanë hyrë në Hungari, Rumani, Moldavi dhe Sllovaki. Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët thotë se shifra mund të shkojë deri në 1.5 milionë refugjatë deri në fundjavë, shkruan Skynews.
“Kjo është kriza më e shpejtë e refugjatëve që kemi parë në Evropë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore,” tha kreu i UNHCR-së, Filippo Grandi.
Grandi shtoi se shumica e refugjatëve po lidheshin me miqtë, familjen dhe lidhje të tjera që tashmë jetonin në Evropë.
Nëse situata vazhdon të përkeqësohet, parashikohet që rreth 4 milionë njerëz mund të largohen nga Ukraina. Popullsia totale e Ukrainës para pushtimit ishte rreth 44 milionë.
Pushtimi rus i Ukrainës ka hyrë në ditën e tij të 10-të, ndërsa numri i viktimave civile është ende i paqartë.
Qyteti i parë ukrainas që u pushtua ishte Herson./ParsToday