Mars 06, 2022 15:41 Europe/Tirane
  • Shkëmbim zjarri para Konsullatës greke në Mariupol

Pak pas mesditës së sotme, një sulm është regjistruar pranë Konsullatës greke në Mariupol, ku për pasojë 12 persona kanë humbur jetën.

Sulmi ndodhi përpara një stacioni policie dhe nga raportimet e mediave greke, burime qeveritare kanë njoftuar se jashtë godinës së konsullatës, ka ndodhur një shkëmbim zjarri.

 

Stafi i konsullatës është transferuar në një strehë të sigurt. Konsulli grek në Mariupol, Manolis Androulakis, mësohet se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka kontaktuar autoritetet greke përmes telefonit satelitor.

 

Kujtohet se prej rreth një jave shërbimet e Konsullatës së Përgjithshme të Greqisë janë transferuar në godinën ku strehohej Misioni Special i Mbikëqyrjes së OSBE-së në qytet, i cili u godit nga përleshjet në rrugë mesditën e së dielës./Syri