Kompania GasProm e Rusisë ka njoftuar për rritjen e çmimit të gazit
Kompania e naftës dhe gazit të Rusisë pasi çmimi i gazit në Evropë gjatë shkëmbimeve të ditës së hënë ka shkuar deri në 3.900 dollarë për çdo 1000 metër kub, ka njoftuar për rritjen e mundshme edhe më të madhe të çmimit të gazit.
Agjencia e lajmeve TAS njoftoi se kompania ruse GasProm ka deklaruar: "Indeksi TTF i Holandës për gazin natyror dje më 7 mars ka arritur një rekord historik duke shënuar çmimin e gazit me 3.892 dollarë për çdo 1000 metër kub gaz, mirëpo ky çmim mund të rritet edhe më shumë".
Çmimi i gazit në orët e para të ditës së hënë në Evropë ka shënuar një rritje me 79% dhe për herë të parë në historinë e kësaj lënde të energjisë, ka shkuar deri në gati 3.900 dollarë për çdo 1000 metër kub, mirëpo çmimi i gazit në fund të ditës dhe në fund të shkëmbimeve të ditës së kaluar, ka zbritur përsëri në 2.400 dollarë për çdo 1000 metër kub.
Sipas këtij raporti, Segey Kupriyanov, zëdhënësi i kompanisë GasProm, në lidhje me këtë ka deklaruar: "Kompania GasProm do të marrë parasysh të gjitha nevojat dhe kërkesat e pranuara nga ana e myshterinjve të huaj dhe kjo kompani do të vazhdojë procesin normal të dërgimit të gazit për në Evropë nëpërmjet Ukrainës"./ParsToday