Mars 10, 2022 07:00 Europe/Tirane
  •  Britania e Madhe vendos sanksione ndaj pronarit të Chelseat

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka vendosur sanksione ndaj pronarit të klubit të futbollit Chelsea , Roman Abramovich.

Miliarderi rus është një nga shtatë oligarkët rusë, pasuritë e të cilëve janë ngrirë.

 

 

Në një dokument të Thesarit të Mbretërisë së Bashkuari postuar në internet, Abramovich përshkruhet si një "oligark pro-Kremlinit" i cili ka lidhje të ngushta me presidentin rus Vladimir Putin.

Abramovich ka mohuar më parë të ketë lidhje të ngushta financiare me Putinin ose Kremlinin./Syri