Mars 14, 2022 07:01 Europe/Tirane
  • Duhet të flasim edhe për shtypjen e palestinezëve

Pas fitimit të kampionatit botëror, sportisti egjiptian në një fjalim duke kritikuar qasjen e dyfishtë të institucioneve sportive tha:

Tani që mund të flasim për Ukrainën, është më mirë të flasim për popullin palestinez dhe shtypjen që po i bëhet atij." Pushtimi rus i Ukrainës ka pasur pasoja të gjera politike, ekonomike dhe sportive për Rusinë.  Në fushën e sportit, institucionet më të larta sportive në botë, duke përfshirë Federatën Botërore të Futbollit (FIFA), Shoqatën Evropiane të Futbollit (UEFA) dhe Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC), i kanë ndaluar ekipet sportive dhe sportistët rusë që të marrin pjesë në gara të ndryshme ndërkombëtare. Ndërkohë, javët e fundit, ngjarjet sportive në vendet perëndimore janë bërë një vend për të shkatërruar Rusinë. “Ali Faraj”, lojtari egjiptian i skuashit, pasi iu kërkua të fliste për krizën e Ukrainës pas fitimit të Kampionatit Botëror të Skuashit në Londër, kritikoi politikat e dyfishta të vendeve perëndimore, raporton IRIB.  Atletët nuk janë lejuar kurrë të flasin për politikë në ngjarje sportive, por papritmas kjo është e lejuar tani, kështu që tani që na lejohet të flasim për këtë, shpresoj që njerëzit në mbarë botën të shohin shtypjen kudo”. “Palestinezët janë shtypur nga regjimi sionist për më shumë se 70 vjet”, tha Ali Faraj, duke shtuar se askush nuk duhet të pranojë vrasje dhe shtypje në botë./ParsToday