Mars 14, 2022 10:02 Europe/Tirane
  •  Më shumë se 180 mercenarë të huaj janë vrarë në Ukrainë

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë thotë se më shumë se 180 mercenarë të huaj janë vrarë në një sulm në një qendër trajnimi ushtarak në Ukrainë.

Rusia muajt e fundit ka kërkuar garanci sigurie Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s, duke paralajmëruar për zgjerimin e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) në Evropën Lindore. Kjo çoi në një konflikt në Ukrainë që vazhdon dhe sot në ditën e 18-të. Sipas agjencisë së lajmeve Fars, në ditën e 18-të të përleshjeve, Ministria Ruse e Mbrojtjes njoftoi se më shumë se 180 mercenarë të huaj u vranë në një sulm në një qendër trajnimi ushtarak në Ukrainë. Më parë, Reuters citoi një zyrtar ukrainas të thoshte se: Sulmi me raketa i Rusisë në një objekt të madh ushtarak pranë kufirit polak vrau 35 persona dhe plagosi 134 të tjerë. Baza ushtarake ka qenë vendi i stërvitjeve të përbashkëta ushtarake me NATO-n. Polonia është rruga kryesore për transferimin e ndihmës ushtarake perëndimore në Ukrainë. Sulmet vijnë pasi Rusia ka paralajmëruar se do të synojë autokolona të huaja që transportojnë ndihma ushtarake nga çdo vend që hyn në Ukrainë./ParsToday