Mars 15, 2022 12:37 Europe/Tirane
  • Ministri i Jashtëm i Ukrainës: Irani e kundërshton luftën

Ministri i Jashtëm i Ukrainës në llogarinë e tij në Twitter shkroi se Irani kundërshton luftën dhe mbështet zgjidhjet paqësore.

Sipas agjencisë Fars News, ministri i Jashtëm ukrainas Dimitri Kolba pas një bisede telefonike me ministrin e Jashtëm iranian Husein Amir-Abdullahian në Twitter shkroi se Teherani nuk e mbështet luftën. Në një mesazh të shkurtër, duke iu referuar vizitës së Husein Amir Abdullahian në Moskë, ai shkroi: Irani kundërshton luftën në Ukrainë dhe mbështet një zgjidhje paqësore. Ai shtoi: “Doja që mesazhi im të përcillej në Moskë: Rusia duhet të ndalojë bombardimin e civilëve, të angazhohet për një armëpushim dhe të tërhiqet nga Ukraina. Më 24 shkurt, presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi një sulm ushtarak në Ukrainë.  Vendet perëndimore kanë vendosur vazhdimisht sanksione ndaj Rusisë, duke përfshirë disa nga bankat e saj dhe duke ndërprerë sistemin e mesazheve të Swift. Shtetet e Bashkuara kanë ndaluar gjithashtu importin e naftës nga Rusia./ParsToday