Mars 16, 2022 06:57 Europe/Tirane
  • Rusia po largohet nga Këshilli i Evropës

Mes presionit në rritje për të larguar Rusinë nga Këshilli i Evropës, Moska njoftoi të martën se po largohej nga këshilli.

Sipas Al-Jazeera, vendimi do t'i jepte fund anëtarësimit çerekshekullor të Rusisë në këshill dhe gjithashtu do të lejonte Moskën të rifuste dënimin me vdekje nëse autoritetet vendosin.  Ministria e Jashtme e Rusisë thotë se vendet që nuk janë miqësore me Rusinë, si Bashkimi Evropian dhe NATO, po abuzojnë me shumicën e tyre absolute në Këshillin e Ministrave (CMCE) dhe po vazhdojnë të shkatërrojnë këshillin, por Rusia nuk dëshiron që Perëndimi të kryejë veprime dhe akte sabotimi. Ministria e Jashtme ruse theksoi se Moska nuk do të angazhohet në NATO dhe Bashkimin Evropian dhe ata le të gëzojnë komunikim pa Rusinë. Rusia nuk do të jetë më nënshkruese e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe qytetarët e saj nuk do të mund të aplikojnë më në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Që nga koha e nisjes së ofensivës së Rusisë kundër Ukrainës, Moska është përballur me një valë të gjerë presionesh me sanksione kryesisht nga perëndimit me në krye Amerikën./ParsToday