Ja sistemi raketor që po vendos Britania e Madhe në Poloni
Mars 17, 2022 12:34 Europe/Tirane
Mbretëria e Bashkuar do të vendosë një sistem anti-ajror Sabre në Poloni së bashku me 100 trupa, për të mbrojtur hapësirën ajrore polake nga agresioni rus. Polonia është pjesë e NATO-s ku është edhe Mbretëria e Bashkuar. Por çfarë është Sabre?
Përshkruhet nga Mbretëria e Bashkuar si një sistem i fundit i mbrojtjes ajrore. Thuhet se është i aftë të godasë një top tenisi i cili lëviz me shpejtësinë e zërit.
Sipas Ushtrisë Britanike, sistemi përfshin tri komponentë, një radar mbikëqyrje 3D, një menaxhues inteligjent dhe një lëshues raketash.
Ky sistem do t'i ofrojë Polonisë mbrojtje nga avionët luftarakë, raketet dhe bombat./Syri