Italia ul akcizën e naftës dhe benzinës
Mars 17, 2022 18:36 Europe/Tirane
Qeveria italiane ka zvogëluar me 15 cent akcizën për një litër naftë ose benzine në vend, si masë për të ulur çmimin e rritur të karburanteve.
Vendimi është marrë nga këshilli i ministrave një ditë më parë dhe hyn në fuqi të premten, raporton “Corriere della Sera”. Sipas gazetës italiane ky vendim është marrë për shkak të rritjes së të ardhurave nga TVSH-ja që qeveria ka arkëtuar, si pasojë e rritjes së përgjithshme të çmimeve, jo vetëm të karburanteve, që prej nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Ministri i Tranzicionit Ekologjik, Roberto Cingolani, tha një ditë më parë në Senat se çmimi i benzinës dhe naftës duhet të bjerë me 10-15 cent për litër./Syri