OKB: Mbi 900 civilë të vrarë në Ukrainë deri më tani
Mars 22, 2022 10:38 Europe/Tirane
Në bazë të statistikat e zyrës për të drejtat e njeriut të OKB, që nga fillimi i agresionit të Rusisë kundër Ukrainës e deri ditën e hënë, janë vrarë 925 civilë në Ukrainë.
Kanali televiziv CNN njoftoi se në mesin e të vrarëve janë 11 vajza, 25 djem dhe 39 fëmijë të tjerë gjinia e të cilëve nuk është përcaktuar akoma.
Zyra e të drejtave të njeriut të OKB gjithashtu deklaroi se 1496 persona janë plagosur në Ukrainë. Në deklaratën e kësaj zyre thuhet: “Shumica e viktimave civile janë shkaktuar si rezultat i përdorimit të armëve shpërthyer me ndikim të gjerë siç është artileria e rëndë dhe sistemet raketore me shumë dimensione. Numri i vërtetë i viktimave të luftës në Ukrainë mund të jetë edhe më i madh”./ParsToday