Bëhet shkëmbimi i parë i robërve të luftës mes Rusisë dhe Ukrainë
Komisioni i të drejtave të njeriut të Rusisë ka deklaruar se është realizuar shkëmbimi i parë i robërve të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës dhe 9 ushtarë rusë janë liruar.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Tatyana Moskalkova në një intervistë me kanalin televiziv Russia Today, pasi konfirmuar shkëmbimin e parë të robërve të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, deklaroi: “Këta ushtarë rusë janë shkëmbyer me kryebashkiakun e qytetit Mariopol të Ukrainës”.
Më parë, mediat e informimit duke cituar zyrën e presidentit të Ukrainës, kanë raportuar për shkëmbimin e 9 ushtarëve rusë me Ivan Fedorov, kryebashkiakun e qytetit Mariopol të Ukrainës.
Vladimir Putin, presidenti i Rusisë, më 24 shkurt ka urdhëruar kryerjen e operacioneve ushtarake speciale të Rusisë në Ukrainë./ParsToday