Mars 24, 2022 06:59 Europe/Tirane
  • Rusia mori kontrollin e plotë të qytetit Azium

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se ushtria ruse ka marrë kontrollin e plotë të qytetit Azium në rajonin Kharkiv.

Në ditën e 29-të të luftës, ushtria ruse ka marrë në kontroll qytete të mëdha si Kharkiv në lindje dhe Kherson në jug. Sipas burimeve ruse, edhe qyteti i rëndësishëm port i Mariupolit në brigjet e detit Azov po binte në duart e forcave ruse. Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se ushtria ruse kishte shënjestruar 86 baza ushtarake ukrainase si pjesë e operacionit të saj ushtarak në Ukrainë. Në një deklaratë, Ministria ruse e Mbrojtjes saktësoi se bazat në fjalë përfshijnë gjashtë qendra komandimi, dy baza lëshimi raketash, tetë qendra fushore artilerie, tre depo municionesh dhe 49 zona grumbullimi të armëve dhe pajisjeve ushtarake. Deklarata tha se Forcat e Mbrojtjes Ajrore Ruse rrëzuan nëntë dronë ukrainas. Nga ana tjetër, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës konfirmoi se që nga fillimi i operacioneve ruse në Ukrainë, janë shkatërruar 255 dronë, 189 sisteme të mbrojtjes ajrore, 1564 tanke dhe automjete të blinduara, 158 raketahedhës, 627 artileri përfshirë mortaja dhe 1367 automjete speciale ushtarake. Deklarata shtoi se forcat e Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut po luftojnë me Brigadën e 25-të Tokësore të Ukrainës për të marrë kontrollin e disa qyteteve duke përfshirë Kamenka në Donetskun verior./ParsToday