Nëse kërcënohet ekzistenca e vendit tonë, përdorim armët bërthamore
Zëdhënësi i Kremlinit ka thënë se në rast se ekziston ndonjë kërcënim për ekzistencën e Rusisë, ai kërcënim mund të përdoret në përputhje me konceptet tona për sigurinë kombëtare. Në këtë marrëveshje nuk është përmendur asnjë arsye tjetër në konceptin e sigurisë kombëtare të Rusisë.
Dimitry Paskov, zëdhënësi i Kremlinit, në reagim ndaj publikimit të disa spekulimit të mediave perëndimore, ka thënë se askush në Moskë nuk mendonte se operacionet ushtarake speciale në Ukrainë do të përfundojnë brenda dy ditëve.
Ai shtoi: "Këto janë operacione serioze që kanë objektiv serioze. Qëllim kryesor i këtyre operacioneve është lirimi nga potencialet ushtarake të Ukrainës dhe kjo është arsyeja që forcat tona të armatosura sulmojnë vetëm objektivat ushtarake në Ukrainë. Ushtria e Rusisë nuk sulmon objektiva civile. Ne duhet të jemi të sigurt se Ukraina nga një qendër rusofobiste të shndërrohet në një vend të paanshëm dhe në këtë drejtim duhet ta kujtojmë se pas shkatërrimit të Bashkimit Sovjetik, në Kushtetutën e Ukrainës në mënyrë të qartë është përcaktuar statusi i paanshmërisë. Ne duhet t'i heqim qafe brigadat ultranacionaliste të Ukrainës, brigada këto të cilat aktualisht po bëjnë përpjekje të fshihen prapa mburojës njerëzore të civilëve në luftën me forcat ushtarake të Rusisë. Ne duhet të fitojmë siguri se ukrainasit do të njohin zyrtarisht aneksimin e Krimesë dhe pavarësinë e republikave të Donbasit".
Dimitri Paskov në një intervistë me kanalin televiziv CNN në përgjigje ndaj kësaj pyetje se Rusia a mund të përdorë armët bërthamore?, ka thënë: "Ne kemi koncept të qartë në lidhje me sigurinë kombëtare i cili është deklaruar edhe publikisht dhe aty janë paraqitur të gjitha arsyet e përdorimit të mundshëm të armëve bërthamore. Nëse do të ekzistojë një kërcënim i cili do ta rrezikojë ekzistencën e vendit tonë, atëherë mund të përdoren edhe armët bërthamore në përputhje me konceptet tona në lidhje me sigurinë kombëtare. Në këtë tekst nuk është përmendur asnjë arsye tjetër. Nëse kërcënohet ekzistenca e vendit tonë, përdorim armët bërthamore". /ParsToday