Rusia dhe Ukraina zhvillojnë sot bisedime në Stamboll
Një raund i ri bisedimesh mes Rusisë dhe Ukrainës do të zhvillohet mëngjesin e sotëm në Pallatin Presidencial të Turqisë në Stamboll.
Sipas Al-Jazeera, takimi do të zhvillohet me dyer të mbyllura në zyrën presidenciale Dolmabahçe në Stamboll. Mikhail Podoliak, këshilltar i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, të martën tha se bisedimet do të mbahen në Stamboll të Turqisë. Kërkesa jonë në këto negociata është vendosja e armëpushimit dhe tërheqja e menjëhershme e forcave ruse nga Ukraina. Podoliak shtoi se raundet e mëparshme të bisedimeve kanë rezultuar në krijimin e kalimeve të sigurta [për kalimin e azilkërkuesve dhe refugjatëve]. Zyrtari ukrainas, ndërkohë, shprehu optimizëm për rezultatin e bisedimeve të sotme në Stamboll, duke shtuar: Ukraina nuk do të anëtarësohet kurrë në NATO, por nuk do të çarmatoset kurrë. Zëvendës-presidenti rus Vladimir Medinsky kryeson delegacionin rus në bisedimet me Ukrainën. Që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë (24 shkurt), ka pasur disa raunde bisedimesh midis delegacioneve ruse dhe ukrainase në nivele të ndryshme që nuk kanë çuar në një armëpushim gjithëpërfshirës. Bisedimet midis ministrave të jashtëm të Rusisë dhe Ukrainës në Turqi gjithashtu nuk dhanë rezultate të prekshme. Rezultati i vetëm i këtyre negociatave ishte hapja e rrugës për një armëpushim të përkohshëm në disa zona për të lejuar civilët që të dilnin nga rrugët humanitare./ParsToday