Mars 29, 2022 11:33 Europe/Tirane
  • Rusia ka shkatërruar objektivat ushtarake në Ukrainë

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka njoftuar shkatërrimin e 57 objektivave ushtarake të Ukrainë.

Rusia që nga fillimi i operacioneve speciale ushtarake kundër Ukrainës ka deklaruar se sulmi ushtarak i Rusisë kundër Ukrainës nuk do të thotë fillim i luftës, por vetëm një veprim për të parandaluar një luftë në nivel botëror.  

Moska edhe më parë shumë herë ka paralajmëruar shtetet perëndimore në lidhje me armatosjen e Ukrainës dhe gjithashtu mospërfilljen e shkeljes së të drejtave të njeriut dhe sulmin e forcave ukrainase ndaj popullatës ruse në lindje të Ukrainës.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Igor Konashenkov, zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, të martën ka deklaruar se avionët luftarakë të operacioneve taktike kanë shkatërruar 67 objektiva ushtarake të Ukrainës dhe raketat e Rusisë kanë goditur me sukses një depo të madhe të karburanteve në afërsi të fshatit Kolona në rajonin Rione. Rëndësia e kësaj depo është për këtë arsye se nga atje siguroheshin karburantet e pajisjeve ushtarake të Ukrainës në rajonin e Kievit.

Igor Konashenkov në raportin e tij ka shtuar: "Avionët e operacioneve taktike të forcave ajrore të Rusisë kanë arritur me sukses të shkatërrojnë 67 objektiva ushtarake të Ukrainës në mesin e tyre 3 qendra komanduese dhe 4 sisteme të raketave kundërajrore, një qendër të sistemeve të radarit, 5 platforma të raketave të ndryshme, 2 depo të municionit, 3 depo të karburanteve, 19 depo të pajisjeve dhe bunkerë të ushtrisë së Ukrainës. Forcat kundërajrore të Rusisë gjithashtu kanë shkatërruar 3 dronë ukrainas"./ParsToday