Mars 29, 2022 18:34 Europe/Tirane
  •     Blinken: Irani është faktor themelor në rajon

Sekretari amerikan i shtetit në takimin shumëpalësh në Naghab, e ka quajtur Iranin faktor themelor në rajon.

Takimi i Naghab u zhvillua ditën e hënë në territoret e pushtuara të Palestinës me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Egjiptit, Emirateve të Bashkuara, Bahrejnit dhe Marokut plus Amerikës i drejtuar nga Jair Lapid, ministri i punëve të jashtme të regjimit sionist.

Vlen të theksohet se mos arritja e marrëveshjes së Egjiptit, Bahrejnit, Emiratet e Bashkuara Arabe, Marokut, Amerikës dhe regjimit sionist në këtë takim për miratimin e një deklarate të përbashkët dëshmon qartë se ky takim nuk kishte kurrfarë rezultati dhe nuk realizoi qëllimet që dëshironte regjimi sionist dhe Amerika së bashku me katër shtetet arabe që kanë bërë kompromis me sionistët.

Kanali televiziv Al Mejadin njoftoi se Antony Blinken, sekretari amerikan i shtetit, pas takimit shumëpalësh të Naghab në një konferencë për shtyp, ka deklaruar: "Irani me marrëveshje ose pa marrëveshje, është një faktor themelor në rajon".

Kjo është në kohën kur shefi i DASH duke thënë se disa vite më parë ishte edhe i pamundur të mendohet zhvillimi i takimit në Naghab, pretendoi: "Për t'u përballur me sfidat e sigurisë që burojnë nga Irani dhe aleatet e tij, ne po bashkëpunojmë me partnerët tanë".

Pasojat e arratisjes së forcave amerikane nga Afganistani në mënyrën më të mirë të mundshme, tregon përfundimin gradual të hegjemonisë së Amerikës në rajonin e Azisë Perëndimore dhe të Gjirit Persik./ParsToday