Amerika përsëri pohon strategjinë e pasuksesshme përball Iranit
Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit përsëri ka pohuar strategjinë e gabuar të këtë vendi ndaj Iranit.
Ned Price, zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, ka pohuar përsëri strategjinë e gabuar amerikane në përpjekje për ta kontrolluar programin atomik të Iranit dhe ka deklaruar se ajo strategji ka qenë pa rezultat.
Ish-presidenti amerikan Donald Trump në maj të vitit 2018, ka shkelur zotimet e Uashingtonit duke dal nga marrëveshja bërthamore dhe ka vendosur në zbatim politikën e presionit maksimal.
Trump shpresonte se politika e presionit maksimal do ta detyronte Iranin që ulet në tryezën e negociatave të reja për të arritur një marrëveshje të re në vend të marrëveshjes bërthamore. Mirëpo më 20 janar të vitit 2021, Trump doli nga Shtëpia e Bardhë ndërkohë që nuk arriti asgjë në përballje me Iranin dhe e gjithë politika e tij mbeti e dështuar. /ParsToday