Shtohet përballja mes Rusisë dhe Evropës
Vladimir Putin, presidenti i Rusisë, të enjten e kaluar ka deklaruar se që nga 1 prilli do të hyjë në zbatimin urdhri për pagimin me ruble të çmimit të gazit të eksportuar në vendet jomiqësore dhe kontrata e çdo vendi që nuk e pranon këtë mënyrë, do të anulohet.
Sipas Putin, myshterinjtë e gazit duhet të hapin llogari në bankat e Rusisë dhe me valutën ruble dhe vetëm në këtë mënyrë të paguajnë çmimin e gazit rus. Në rast se nuk veprojnë në këtë mënyrë, ne do ta llogarisim këtë veprim në kuadër të pamundësisë së myshterinjve në pagimin e borxheve dhe pasojat do të shkojnë në llogari të myshterinjve. Putin ka theksuar: “Asnjë vend nuk na jep falas mallrat për të cilat kemi nevojë ne, prandaj edhe ne nuk dëshirojmë të krijojmë qendra bamirëse për të tjerët”.
Veprimi i fundit i Rusisë është ndërmarrë në kohën kur Putin më parë në një kontakt telefonik me kancelarin e Gjermanisë kishte thënë se partnerët evropian aktualisht mund ta paguajnë çmimin e gazit të importuar nga Rusia në euro ose dollarë. Ndërsa sipas zëdhënësit të qeverisë së Gjermanisë, Putin kishte shtuar se pagesat në euro nga ana e partnerëve evropianë transferohen në bankën ruse GasProm dhe atje do të këmbehen në ruble.
Përpjekja e Rusisë për të shitur gazin me monedhën ruble, ka ngritur në masë të konsiderueshme vlerën e monedhës kombëtare të Rusisë. Myshterinjtë evropianë të gazit rus sidomos Gjermania si vendi më i rëndësishëm i Bashkimit Evropian, vazhdon të theksojë pagimin e gazit me euro. Pas këtij urdhrit të Vladimir Putin, Franca dhe Gjermania kanë kundërshtuar këtë çështje dhe kanë deklaruar se nuk do të pranojnë të paguajnë çmimin e gazit importues nga Rusia me ruble.
Në këtë mënyrë, siç duket përballja mes Rusisë dhe Bashkimit Evropian rreth mënyrës së pagimit të çmimit të gazit importues nga Rusia po rritet gjithnjë e më shumë dhe mund të hyjë në një fazë të rrezikshme dhe të paparë sidomos mund të shkojë deri në ndërprerjen e mundshme të gazit rus drejt Evropës. Si rezultat i kësaj, kompanitë dhe qeveritë evropiane nuk kanë pranuar të paguajnë çmimin e gazit me ruble ruse, por pranojnë të paguajnë vetëm me euro dhe dollarë. Natyrisht evropianët në kuadër të luftës psikologjike dhe propagandës kundër Rusisë dhe duke paraqitur veten si të fuqishëm, pretendojnë se ata mund të përballojnë këtë çështje. Ministri i ekonomisë së Francës ka pretenduar: “Parisi dhe Berlini me bashkëpunimin e njëri-tjetrit, janë duke programuar për situatën e ndërprerjes së mundshme të gazit të Rusisë dhe ne do të vazhdojnë këto përpjekje. Ekziston mundësia që të përballemi me kushte në të cilat nuk do të kemi nevojë për sasi më të madhe të gazit të Rusisë”.
Pretendimi i Evropës se nuk ka nevojë për gazin rus po bëhet në kohën kur aktualisht Rusia siguron rreth 40% të gazit konsumues të Evropës që përdoret në fusha të ndryshme dhe të gjera dhe me padyshim se ndërprerja e gazit të Rusisë drejt Evropës mund të shkaktojë pasoja dhe dëme shumë të gjera, madje edhe të pakompensueshme për vendeve evropiane që në nivele të ndryshme janë të varura për gazin e Rusisë./ParsToday