Prill 06, 2022 07:46 Europe/Tirane
  • Putin premton masa hakmarrëse kundër Evropës

Presidenti rus kërcënoi vendet evropiane me masa hakmarrëse, duke përmendur presionin e vazhdueshëm ndaj Moskës pas krizës në Ukrainë.

Sipas Sputnik, presidenti rus Vladimir Putin dje (e martë) dënoi presionin evropian ndaj Gazpromit. Parlamenti gjerman ka shqyrtuar së fundmi planin për të shtetëzuar njësitë e kompanive Gazprom dhe Rusnaft (dy kompani ruse të naftës dhe gazit) pas kërcënimeve në rritje të Rusisë për ndërprerjen e gazit për Evropën. Gazprom dhe Rusnaft, dy gjigantë rusë të energjisë me shtrirje të konsiderueshme në Gjermani që është ekonomia më e madhe e Evropës, kanë në pronësi objekte të mëdha magazinimi të gazit dhe një pjesë të madhe të tregtisë së rafinerisë gjermane. Ndërkohë, ministri gjerman i ekonomisë Robert Hubb të hënën njoftoi se Berlini për shkak të rëndësisë së çështjes së energjisë ka marrë përkohësisht nën kontroll njësinë gjermane të Gazprom Germany, e cila është degë e gjigantit rus Gazprom. "Rusia nuk do të eksportojë produkte bujqësore dhe ushqime në vendet "armiqësore", tha Putin. Ukraina dhe Rusia janë prodhuesit kryesorë të produkteve bujqësore, duke zënë rreth 30 për qind të eksporteve botërore të grurit, 20 për qind të eksporteve botërore të misrit dhe 75 për qind të eksporteve botërore të lulediellit. Por tani lufta ka ndikuar tejmase situatën e eksportit dhe ka ngritur shqetësimet për furnizimet me ushqime./ParsToday