Prill 06, 2022 09:48 Europe/Tirane
  • OKB-ja paralajmëron për pasojat e luftës në Ukrainë

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së ka njoftuar për ndikimin e luftës në Ukrainë tek më shumë se një miliard njerëz në mbarë botën.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres në fillim të një takimi të Këshillit të Sigurimit tha se lufta Rusi-Ukrainë ka prekur 1.2 miliardë njerëz në 74 vende në zhvillim. Guterres shtoi se popullsia në 74 vende në zhvillim është tepër e ndjeshme ndaj rritjes së çmimeve të ushqimit, energjisë dhe plehrave. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së theksoi se lufta në Ukrainë duhet të ndalet menjëherë.  Ne kemi nevojë për bisedime serioze paqeje të bazuara në parimet e Kartës së OKB-së. Sipas Guterres, lufta në Ukrainë është një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballet rendi ndërkombëtar dhe arkitektura e paqes botërore bazuar në Kartën e OKB-së. Guterres gjithashtu tha se zhvendosja e më shumë se 10 milionë njerëzve pas luftës Rusi-Ukrainë ishte zhvendosja më e shpejtë e detyruar e popullsisë që nga Lufta e Dytë Botërore./ParsToday